Nedai Saoli

Shumë nga kandidatët shqiptarë në paraqitjet e tyre sa herë që mbahen zgjedhjet kudo në trojet shqiptare janë si këta qentë e lagjeve duke pritur me padurim shpalljen e listës së partisë për të garuar në zgjedhjet e radhës për deputetë!
Pasi bëhen deputetë këta qentë e tërbuar nuk i sheh më nëpër lagje dhe nëpër rrugica, por përkundrazi për katër vjet ata ngujohen nëpër vila dhe zyra qeveritare dhe vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, dalin të ulërijnë nëpër lagje dhe nëpër sheshe duke rrahur gjoks se me ne në krye jeta juaj do bëhet më e lehtë dhe më e lumtur.
Dhe kështu, shqiptarët vazhdojnë te besojnë në pambarim premtimeve të qenve dhe zagarëve të lagjeve tona si kandidatë për deputetë.
Mirë na bëjnë, se kur gjejnë shesh, bëjnë përshesh!
Deri në rrëfenjën e radhës mirë mbeçi!