Juventusi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Lyoni, Houssem Aouar.

Mediumet në Itali kanë raportuar të enjten se Juventusi i ka vazhduar negociatat me Lyonin për shkak se po synon transferimin e mesfushorit në fund të këtij edicioni.

Juventusi e sheh Aouarin si përforcim të duhur për sezonin e ri dhe është i gatshëm të shpenzoj rreth 30 milionë euro për kartonin e tij.

Aouar kohët e fundit ka prishur raportet me drejtuesit e Lyonit dhe ka paralajmëruar largimin nga klubi ndonëse ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

23-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në 16 paraqitje për Lyonin në të gjitha garat.