Italia ka regjistruar sot 16,310 raste pozitive për Covid-19. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu se brenda ditës humbën jetën si pasojë e Covid-19, 475 qytetarë.

Në total, numri i të infektuarve në vend shkon në rreth 2,4 milionë kurse bilanci i viktimave është 81,800.

Në njësitë e kujdesit intensiv ndodhen të shtruar 2,520 pacientë, dy më pak se një ditë më parë. Rajoni më i prekur në vend është Lombardia me 2,134 raste pozitive të reja.