Ish-aktivistja e LDK-së, Donika Gërvalla, i është bashkuar Vjosa Osmanit dhe do të jetë pjesë e listës së saj për deputete, siç mëson klankosova.tv.

Gërvalla ka qenë nënkryetare e LDK-së e degës në Gjermani për periudhën 1993-1997, ndërsa kryetare në periudhën 2015-2018.

Vjosa Osmani bashkë me disa nga anëtarët e Iniciativës së saj do të garojë në listë me Vetëvendosjesn pas zyrtarizimit të marrëveshjes me kryetarin e partisë Albin Kurti.

Donika është e bija e veprimtarit të njohur Jusuf Gërvalla.

Deri më tani me Vjosa Osmanin dihet se do të garojë edhe avokatja Doarsa Kica.