Inter dhe Roma ndoshta do bëjnë befasinë këto ditë dhe të shkëmbejnë sulmuesit Alexis Sanchez me Edin Dzekon.

Dy lojtarët kanë disa probleme te skuadrat momentale, andaj thuhet se do ishin pro të një shkëmbimi.

Sanchez nuk ka vend në formacionin bazë të Conte shkaku i dyshes Lukaku dhe Martinez, derisa Dzeko pas prishjes së raporteve me trajnerin nuk është duke u ftuar.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se dy klubet janë në kontakt direkt, por ende s’ka asgjë konkrete.

“Inter dhe Roma janë duke konsideruar shkëmbimin Alexis Sanchez dhe Edin Dzeko. Nuk është marrëveshje e lehtë ose e avancuar, por dy klubet janë në kontakt direkt”, shkroi ai.

Mbetet të shihet këto dy ditë nëse do arrihet kjo marrëveshje, ngase afati dimëror mbyllet me 1 shkurt.