Mbrëmë në ora 23 e 50 minuta, 45 vjeçari I.N. nga Gostivari, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 23:30, në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, 30-vjeçarja S.R. nga Shkupi, me të cilën më herët ishte transportuar me veturë, i kishte vjedhur portofolin me para, menjëherë pas raportimit të rastit, e njëjta është privuar nga liria dhe u mbajt në Stacionin Policor Gostivar, kurse paratë iu kthyen raportuesit S.N informon Tetovasot .
Çështja kundër S.R është duke u sqaruar, dhe ndaj saj do të pasojë parashtresë adekuate.Ts