Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimit e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me moscertifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

Hoti tha se para Ligjit të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësoj si çdo qytetar tjetër.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha ai para medieve, raporton EO.