Lule Doçi ka qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku rrëfeu historinë e dhimbshme të jetës së saj.

Ajo ngeli shtatzënë në një moshë mjaft të vogël, vetëm 16 vjeç e më pas u largua nga shtëpia për shkak të mentalitetit, pasi e lindi ajo e la tek shtëpia e fëmijës.

Ardit Gjebrea: Çfarë të kujton data 6 Korrik 1981?

Lule Doçi: Është ditëlindja e djalit tim, Dorjanit.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për këtë histori.

Lule Doçi: Është e dhimbshme dhe emocionale. Isha 16 vjeç dhe rashë pre e dikujt dhe ishte një shtatzëni e paplanifikuar.

Ardit Gjebrea: Ku e njohe?

Lule Doçi: Në kooperativë bujqësore, punonim në atë kohë.

Ardit Gjebrea: Ti e dashurove atë?

Lule Doçi: Jo unë nuk merrja vesh nga dashuria në atë kohë, por fati i keq i imi.

Ardit Gjebrea: Një vajzë 16 vjeçe që mbetet shtatzënë në atë kohë, çfarë ndodh me familjen, me shoqërinë dhe me ambientin ku punon?

Lule Doçi: Unë krutone si origjinë dhe sipas mentalitetin në familjet tona nuk ndodh një gjë e tillë, por ja që ndodhi. Sipas asaj ndodhie më ka shkuar e gjithë jeta shumë ters.

Ardit Gjebrea: Kujt ia tregove që ishe shtatzënë?

Lule Doçi: Nuk fola fare, nuk guxoja Ardit. Infermierja e fshatit tim vjen takon nënën time dhe aty u mor vesh.

Ardit Gjebrea: Si reagoi mamaja?

Lule Doçi: U befasua, ishte dramë për familjen time. Pastaj jam larguar nga shtëpia ime dhe kam rënë në dorë të shtetit?

Ardit Gjebrea: Si re në dorë të shteti?

Lule Doçi: Si duket infermierja e ka përhapur këtë lajm dhe mua shteti duhet të më merrte në mbrojtje. Dëgjova infermierët e spitalit që thoshin se nuk duhet ta dinë se ku është etj etj.

Ardit Gjebrea: Babai i këtij djalit ku ishte?

Lule Doçi: Atje në fshat, i kam thënë një herë të vetme. U bë kiameti. Më tha mbaje fëmijën mos guxo të bësh asnjë gjë se i përgjigjem unë.

Ardit Gjebrea: U përgjigj ai?

Lule Doçi: Absolutisht jo, ajo ishte biseda e fundit dhe u ndamë një herë e përgjithmonë. E linda djalin në dorë të shtetit, më çun nga Miloti në Blinisht të Lezhës derisa linda e më pas me fëmijën dhe me një shoqe tjetër, na kanë çuar në shtëpinë e fëmijës në Shkodër

Jetoi me një burrë tjetër për një vit por nuk i eci siç duhej, e më pas njohu Vladimirin në kooperativë dhe u martua me të. Pasi e mori vesh Vladimiri historinë e saj me djalin, ai filloi të sillej keq, ta shante, ofendonte dhe shpesh herë e linte jashtë së bashku me fëmijët.

Për shkak të depresionit ku ai e kishte futur dhe për faktin se solli një vajzë tjetër në shtëpi për t’u martuar, Lulja e vrau bashkëshortin dhe shprehet e penduar sepse në ato momente ajo nuk ishte vetvetja.

Ardit Gjebrea: Po jeta me Vladimirin si shkoi?

Lule Doçi: Si fillim mirë, por me kalimin e kohës më paragjykonte. I tregova për djalin sepse duhej patjetër t’ja tregoja. Ishim shumë të varfër, nuk kishim asnjë të ardhur, punonim në kooperativë vetëm për të siguruar bukën e gojës dhe si pasojë e varfërisë dhe si pasojë e këtij strumbullari që përfshinte jetën time, filloi të më vinte dorë, të më nënvlerësonte, më shante, më ofendonte në sy të komshinjve. Deri në momentin e fundit unë e kam dashur jashtëzakonisht shumë, e dinë fëmijët, e di opinioni, e dinë krejt, i jam gjendur gjithmonë pranë pavarësisht se asnjëherë nuk më ka buzëqeshur goja me të. Mbase u mblodhën të gjitha vuajtjet në një minutë dhe në depresion e sipër që nuk kam dashur kurrë arrita të bëj një vepër penale që jam…

Ardit Gjebrea: Dhe ti e vrave.

Lule Doçi: Po Ardit.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi?

Lule Doçi: Momentet e fundit që kam folur me të kanë qenë, ti duhet të dalësh nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Pse?

Lule Toçi: Unë kam sjellë një nuse tjetër, do ta sjell këtu, ti merr kalamajtë dhe shko nga të duash.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuse kishte gjetur ai?

Lule Toçi: Nuk e di, ka ardhur me një vajzë në shtëpi, më ka paralajmëruar disa herë më përpara, dil përndryshe do të të vras. Nuk di si të ta shpjegoj, por unë kisha dalë jashtë funksionit si njeri, nuk e komandoja më veten. Djalin e madh e kisha në Greqi, 3 fëmijët e tjerë i kisha në shtëpi. Ata thoshin mos u mërzit, jemi bashkë, edhe po të na nxjerrë jetojmë prapë bashkë, sepse na ka nxjerrë dhe jashtë në dimër dhe në verë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Me gjysmë shpirti kam dalë jashtë dhe kam lajmëruar policinë, ka ardhur fugoni i policisë më ka marrë, pastaj fëmijët ngelën rrugëve. Familja ime u shkatërrua plotësisht, jam munduar me çdo forcë e mundësi që të mbaj familjen sepse nuk kisha rrugë tjetër.

Ardit Gjebrea: Të kanë dënuar?

Lule Toçi: Po më ka dënuar Gjykata e Burrelit 10 vjet, kam arritur të bëj vetëm 4 vite dhe jam liruar në 21 Janar të vitit 2016.

Lule Doçi ka treguar se para se të ndodhte kjo ngjarje ajo ka arritur të kontaktojë me të birin që e kishte braktisur në shtëpinë e fëmijës. Prindërit e nuses së djalit e kishin gjetur atë. Ai ka shkuar i ka vizituar disa herë, por pas asaj ngjarje ku Lulja vrau burrin, ai i ndërpreu marrëdhëniet me të.