Franca, që është një nga shtetet më të prekura nga pandemia COVID-19, nga ana tjetër lufton edhe me epideminë e gripit të shpendëve, ku në vend u asgjësuan rreth 2 milionë rosa për shkak të këtij gripit. Ministri i Bujqësisë i Francës, Julien Denormandie njoftoi se në 8 rajone në jugperëndim të vendit janë raportuar raste të gripit të shpendëve.
“Në rreth 390 ferma është zbuluar grip i shpendëve. Zgjidhja më e mirë e kësaj është asgjësimi i shpendëve që mos të shpërndahet virusi më shumë. Për këtë shkak rreth 2 milionë rosa i asgjësuam.”, tha Denormandie.

Duke theksuar se gripi i shpendëve nuk kalon tek njerëzit ai tha se mund të konsumohet pula, vezë, dhe rosa.

Në nëntor për shkak të kalimit të shpendëve shtegtarë në vend, në 45 rajone që ishin të rrezikuar të infektohen me virus, shpendët u morën në karantinë ose u mbrojtën me rrjet sigurie kundër infektimit me virusin e shpendëve. Gjithashtu u ndalua shitja e shpendëve të gjalla në treg dhe gjuajtja e shpendëve nga ana e gjuetarëve.

Në rajonet jugperëndimore të Francës gjatë dimrit të vitit 2015-2016 dhe 2016-2017 u asgjësuan miliona kafshë pasi që u zbulua dy herë grip i shpendëve. Franca humbi miliona dollarë në eksport për shkak të epidemive.