Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-Departamenti i Sigurisë së Qarkullimit Rrugor Gostivar gjatë vitit të kaluar (2020), në zonën e gjerë të Gostivarit kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 3522 lloje të ndryshme të parregullsive të trafikut, gjegjësishtë shkelje ose gati 6000 më pak krahasuar me vitin paraprak 2019 informon Tetovasot .
Duke vepruar në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Ligjin për Automjetet, për shkak të parrgullsive të identifikuara, përkatësisht shkeljeve të trafikut, nga trafiku janë përjashtuar 706 automjete. Shumica e automjeteve të përjashtuara (405) kanë qenë me regjistrimtë skaduar deri më 30 ditë, është konstatuar se 286 automjete kanë qenë teknikisht të parregullta, kryesisht paregullsi në frena, 12 automjete kanë qenë me ngarkesë të pasigurtë dhe në 3 automjete kanë qenë me mbingarkesë.
Vitin e kaluar, gjithashtu edhe 663 shoferë janë përjashtuar nga trafiku, prej të cilëve 485 vozitës të cilët kanë vozitë pa patentë shofer, 16 vozitës kanë qenë me kategori të papërshtatshme në patentë shoferi, 8 kanë drejtuar gjatë masës mbrojtëse ,,ndalesë“ , 78 shoferë fillestarë, 52 që vozisnin nën ndikimin e alkoolit dhe 24 të cilët nuk kanë përdorë helmetë mbrojtëse në kokë.
Shkeljet e zbuluara të trafikut në periudhën në fjalë janë sanksionuar me parashtresa adekuate. Përveç këtyre, përkohësishtë janë revokuar 133 patentë shoferi dhe 39 persona pjesëmarrës në trafik kanë qenë të thirrur në orë të organizuara për edukim në trafik.