Autoritetet gjermane kanë vendosur që vaksina anti-covid e prodhuar nga kompania Astrazeneca, të përdoret vetëm te personat nën 65 vjeç.

Sipas tyre, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin në grupmoshat më të vjetra, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

“Tani ekzistojnë të dhëna të pamjaftueshme në dispozicion për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës nga mosha 65 vjeç,” tha Komiteti i ngarkuar për çështjen e vaksinave, në rezolutën e vënë në dispozicion nga ministria gjermane e shëndetësisë.

Vaksina AstraZeneca, duhet t’u ofrohet vetëm njerëzve të moshës 18-64 vjeç në çdo fazë, sipas tyre. Agjencia Evropiane e Barnave pritet të marrë një vendim nëse do të miratojë vaksinën AstraZeneca COVID-19 të Premten.

Më herët, Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, deklaroi se për një periudhë 10 javore do të ketë mungesa të vaksinave anti-covid. Ai është shprehur se Gjermania mund të përballet me një mungesë të vaksinave deri në muajin prill.