Gjermania bëhet vendi i parë i BE-së që përdor trajtimin eksperimental të Trump: terapi me bazë antitrupash.

Gjermania bëhet vendi i parë i BE-së që përdor trajtimin eksperimental të propozuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump: terapi me bazë antitrupash.

Trajtimi eksperimental i antitrupave, dhënë nga Donald Trump kundër Covid-19, do të përdoret edhe nga Gjermania, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, këtë të dielë.

“Qeveria bleu 200,000 doza për 400 milion euro,” i tha ministri gazetës Bild.

“Ky koktej i antitrupave “monoklonale” do të përdoret në spitalet universitare javën e ardhshme”, tha ministri.

Ilaçi për të kuruar në kohë rekord presidentin e SHBA-ve u zhvillua me indet e fetusit.

Trump pas tre ditëve u deklarua i shëruar dhe nisi fushatën elektorale.

Europa i ka parë me skepticizëm, madje edhe vetë SHBA, propozimet e Trump, lidhur me menaxhimin e Covid-19.

Megjithatë, është shkenca që bashkëpunon dhe Gjermania njihet për një bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të në këtë fushë, sidomos mbi arritjet shkencore të farmaceutikës.

Një ndër vaksinat më efikase kundër Covid-19 që po përdoret për momentin është bashkëpunim mes SHBA-ve dhe Gjermanisë.

“Varianti i ri i Afrikës së Jugut tregoi rezistencë edhe ndaj antitrupave, kundër virusit origjinal”, ngritën alarmimin më herët shkencëtarët.