Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nga qeveritë të cilat shkelin Kushtetutën nuk mund të pritet respektim i ligjit apo forcim i shtetit ligjor.

Ky koment i tij vie në kuadër të një takimi që pati vet Hoxhaj, me studentë të juridikut dhe të kriminalistikës, për të cilët pohon se janë të bindur se në këto zgjedhje garojnë dy koncepte të qeverisjes, njofton Klan Kosova.

”Edhe studentët e juridikut dhe kriminalistikës janë të bindur që në këto zgjedhje po garojnë dy koncepte të qeverisjes: koncepti i PDK-së që i respekton institucionet e pavarura dhe koncepti i kundërshtarëve politikë, që i linçon ato. Prej qeverive që e shkelin Kushtetutën nuk mund të pritet respektimi i ligjit dhe forcimi i shtetit ligjor. PDK-ja është e vetmja që paralelisht me rimëkëmbjen ekonomike, prioritet e ka edhe drejtësinë.

#Rimëkëmbje”