Dashamir Xhepa është dënuar me burg të përjetshëm pasi vrau kunatën e tij për motive xhelozie.

Krimi i rëndë ndodhi në shkurt 2019, ndërkohë Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë.

Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar mardhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”-ka deklaruar Dashamir Xhepa më herët para gjykatës.