Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Vorës pranë kryeqytetit, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 25-vjeçare. Sipas dëshmive të para 25-vjeçarja ka detyruar të miturën që të dhunojë veten.

Mësohet se dy muaj më parë 25-vjeçarja e ka ftuar të miturën në banesën e saj, nga ku më pas dhe e ka abuzuar seksualisht.

Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren pas dëshmive tronditëse që ka bërë e mitura, e cila tashmë po trajtohet nga psikologë. Ka qenë vetë ajo së bashku me familjarët e saj, që kanë bërë të mundur denoncimin e rastit në Polici, nga ku më pas kanë nisur edhe verifikimet.