Një grabitje ka ndodhur pak më parë tek kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë.

Abcnews.al raporton se është grabitur filiali i një institucioni financiar privat.

Mësohet se ngjarja sapo ka ndodhur dhe një person apo disa persona kanë hyrë në pikën e Kredo.al duke marrë një sasi parash duke kërcënuar punonjësit.