Luis Suarez ka shënuar dy gola në fitoren e vështirë të Atletico Madridit kundër Eibarit. Kjo fitore bën që Atletico Madrid që të këtë shtatë pikë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 1-2 kundër Eibar.

Kjo bën që skuadra e Diego Simeones të këtë tani 7 pikë plus kundër Real Madridit në vendin e dytë.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 1-1.

Goli i parë erdhi nga Eibar dhe atë e shënoi Dmitrovic në minutën e 12-të të ndeshjes.

Suarez ka bërë që rezultati të barazohet duke shënuar në minutën e 40-të te ndeshjes.

Në pjesën e dytë Atletico ishte më e mirë dhe disa herë por që nuk arritën që të shënojnë gol.

Por, derisa ndeshja pritej të përfundonte barazim, atëherë në minutën 89 akordohet penallti për Atleticon, të cilën Suarez e shndërron në gol.

Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid arrin fitore dhe tashmë ka 44 pikë në kreun e La Ligës, 7 pikë më shumë se Real Madridi.

Kujtojmë se Atletico po ashtu ka një ndeshje më pak se Real Madridin.