Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në dy sulme kamikaze që tronditën Bagdatin, mëngjesin e sotëm.
Forcat e sigurisë thonë se ata i ndoqën dy sulmuesit para se të hidheshin në erë. Sulmi me bombë vetëvrasëse ndodhi në një zonë tregtare të mbushur me njerëz në kryeqytetin e Irakut, thanë zyrtarët.
Ky ishte sulmi i parë vetëvrasës që goditi Bagdadin në gati dy vjet, që nga qershori 2019, në të cilën shumë njerëz humbën jetën. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit.