Dikur ajo dilte në kopertinat e revistave, por sot ka mbetur e pastrehë. Këtë javë, ish-gruaja e yllit të Baywatch-it, Jeremy Jackson, Loni u fotografua duke kontrolluar në koshat e mbeturinave.

Loni Willison mbante veshur një xhup të zi, streçe dhe çorape të kuqe teksa nuk dukej dhe aq mirë fizikisht.

Loni, një ish-modele që dikur pozonte për revistat e fitness-it mbeti e pastrehë që prej vitit 2016, kur humbi punën, apartamentin dhe makinën si pasojë e një gjendje të rënduar mendore.

Aktori Jeremy Jackson refuzoi ta ndihmonte ish-gruan e tij, me të cilën u divorcua në 2013-ën. Në tetor të 2018-ës ajo u zhduk, pavarësisht tentativave të miqve për ta rehabilituar.

Dy vite pasi shkëputi kontaktet me familjarët dhe miqtë, 37-vjeçarja Loni tha për “The Sun”: “Po ia dal mirë. Nuk dua ndihmën e askujt. Me Jeremy-n nuk kam folur. Askujt nuk i plas vërtet për mua, kështu që unë nuk dua t’i shoh, ata nuk duan të më shohin. Kam ushqim, kam dhe një vend për të fjetur. Gjej para aty-këtu. ka ushqim në kosha dhe afër dyqaneve. Ka goxha”. Ndër vite ajo është përballur edhe me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit.