Një grua nga fshati Babicë në Vlorë, ka denoncuar bashkëshorin për dhunë fizike ndaj saj.

Policia me marrjen e informacionit ka shkuar në banesë, por nuk ka mundur të ndalojë bashkëshortin dhunues. Ky i fundit sapo ka parë automjetet e policisë është larguar me vrap teksa policia është vënë në ndjekje, por pa mundur ta arrestojë.

Në zonë vijojnë kërkimet nga efektivët policorë për të bërë të mundur ndalimit e bashkëshortit.