Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se dëmshpërblimi për katër banorët e Sopotit është në procedurë gjyqësore dhe se shteti do të veproj në pajtim me vendimin gjyqësor. Sipas tij në rast se gjykata vendos për dëmshpërblim, atëherë shteti gjithsesi se do t’i dëmshpërblej katër banorët e Sopotit sikurse edhe 6 të tjerët.

– Advertisment –

 

“Bëhet fjalë për dy grupe të ndryshme, e para prej 6 qytetarëve të cilët kanë arrit marrëveshje dhe do të paguhet dëmshpërblimi, grupa e dytë prej 4 qytetarëve është në procedurë gjyqësore. Varet nga procesi gjyqësor, dhe shteti do të veproj në bazë të vendimit gjyqësor”, tha Zaev.