Juventus u largua me “kocka të thyera” nga “San Siro”, teksa zhgënjeu totalisht në derbin e Italisë përballë Interit. Një humbje e pastër 2-0, pa mundur në asnjë moment gjatë 90 minutave të reagonte ashtu siç i ka hije “Zonjës së Vjetër”.

Për vështirësitë që hasi skuadra bardhezi foli edhe Alessandro Del Piero, i cili kritikoi zgjedhjet e Andrea Pirlos, veçanërisht për pozicionin e Ramsey-t në korsinë e majtë.

“Nuk e kuptova pse Pirlo e vendosi Ramsey-n përpara Frabottas. Sepse aty ishte Hakimi, i cili është me të vërtetë mbresëlënës. Në minutën e 95-të ai vazhdonte t’i masakronte të gjithë”.

Ish-numri 10 i Juventusit gjithashtu vlerësoi performancën e ziklatërve, orkestruar nga ish-shoku i tij i skuadrës dhe ish-trajneri Antonio Conte.

“Interi gjithmonë dinte çfarë bënte. Juventusi dukej se nuk kishte ide. Juvja është në një periudhë ndryshimi dhe kjo nuk ndihmon. Interi ka arritur ta menaxhojë si duhet presionin dhe ka treguar të gjithë potencialin. Gjëja që mund të bëjnë më mirë është efikasiteti më i lartë para portës.”