Ministria e Transportit të Danimarkës ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve nga Emiratet e Bashkuar Arabe për pesë ditë. Ministria daneze tha se vendimi u mor nga dyshimet se testet e koronavirusit të marra nga pasagjerët para se të largohen nga Dubai nuk janë të besueshme. Ministri i Transportit, Benny Engelbrecht tha se udhëtarët që vijnë nga Dubai janë diagnostikuar me llojin e ri të koronavirusit dhe vendi do të hetojë saktësinë e rezultateve të kryera në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendimi efektiv që nga 9 janari kërkon nga pasagjerët që udhëtojnë në Danimarkë të posedojnë test negativ ndaj virusit per 24 orë. Të mërkurën, qeveria daneze vendosi zgjatjen e bllokimit të koronavirusit deri më 7 shkurt për shkak të shqetësimeve mbi llojin e ri të koronavirusit.