Tirana dhe Laçi do të përballen në orën 13:45, në “Selman Stërmasi”, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore.

30 minuta para startit të takimit, presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka pasur një takim kokë më kokë me trajnerin Nevil Dede, në zyrën e numrit 1 të bardhebluve.

Nuk dihet ende çfarë është diskutuar në këtë mbledhje, teksa mësohet se trajneri Dede është larguar së bashku me ndihmësin e tij nga “Selman Stërmasi”.