Lazio ishte skuadra e fundit që preu biletën për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Me kuadrin e plotësuar, tashmë janë caktuar edhe oraret e ndeshjeve të radhës, që do të zhvillohen në tri ditëm nga 26 deri 28 janar.

Vallen e çerekfinaleve e hap derbi i Milanos mes interit dhe Milanit me 26 janar, më pas i takon Lazios të sfidojë në transfertë Atalantën e Gasperinit ditën pasuese, para se të zhvillohet Juventus-SPAL.

Çerekfinalja e fundit do të diskutohet mes Napolit dhe Spezias.

E martë, 26 janar

Inter-Milan (20:45)

E mërkurë, 27 janar

Atalanta-Lazio (17:45)

Juventus-Spal (20:45)

E enjte, 28 janar

Napoli-Spezia (21:00)