Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë dhe dhënia e provimit të maturës ishte temë diskutimi e ministres së Arsimit dhe Shkencës me drejtorët e shkollave të mesme në takimin online që u zhvillua sot.
Në takim u sjell përfundim se, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka obligim ligjor të organizojë maturën për nxënësit të cilët planifikojnë të vazhdojnë arsimimin, ndërsa është kusht për regjistrim në fakultetet në vend dhe jashtë vendit.
Sipas të dhënave të shkollave provimin e kanë paraqitur mbi 14.000 maturantë, ndërsa provimet do të mbahen sipas konceptit të përcaktuar që në fillim të këtij viti shkollor.
Matura, e cila është e drejtë e zgjedhjes së nxënësve të cilët kanë përzgjedhur t′i nënshtrohen provimit dhe kanë paraqitur provimet do t′iu mundësohet të japin provimin.
Në takim u theksua se që nga gjysmëvjetori i parë, duke respektuar plotësisht të drejtën ligjore të shprehjes së nxënësve, nga ana e MASH-it ishin pranuar të gjitha vërejtjet për lehtësimin e pjesës së programeve të provimeve të maturës në të gjitha lëndët.
Qendra Shtetërore e Provimeve, MASH dhe nxënësit e shkollave të mesme së bashku do të punojnë në një koncept krejtësisht të ri për dhënien e provimit të maturës shtetërore e cila do të zbatohet nga viti i ardhshëm shkollor, me ç′rast në rrjedhë është formimi i grupit punues ku do të përfshihen edhe nxënësit e shkollave të mesme.
Arsimi i mesën është i detyrueshëm , matura shtetërore është dhe u nevojitet nxënësve të cilët planifikojnë të vazhdojnë arsimimin në fakultete. Në konceptin e maturës është paraparë edhe matura shkollore, e cila është zgjedhje e nxënësve të cilët nuk do të japin provimet e maturës shtetërore.
Ajo përfshinë përzgjedhjen vetëm se nuk jep lëndë (të detyrueshme dhe zgjedhore) dhe punim projektues.
Gjithashtu, maturantët e shkollave të mesme profesionale kanë mundësi të zgjedhin edhe provim përfundimtarë, me konceptin e njëjtë të dy lëndëve, lëndë e detyrueshme, lëndë zgjedhore dhe punim projektues.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju bënë thirrje maturantëve dhe të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të vazhdojnë mësimin sipas modelit të kombinuar tani më të krijuar, sepse është në interesin më të mirë të të gjithë nxënësve, si dhe në interes të mbrojtjes së shëndetit publik.