Ndërrimi i pushtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të relaksojë edhe bashkëpunimin ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit për kkordimimin e qëndrimit rreth integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Komisionit Europain, Xhozef Borell, deklaroi se BE-ja është e përkushtuar që të përmirësojë raportet e ftohura gjatë presidencës Trump.

“Nuk ka dyshim se SHBA luan rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, po ashtu edhe europianët, prandaj duhet të punojmë së bashku në shumë vende në kontinentin tonë”, deklaroi Borrell.

Diplomati spanjoll ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk është përjashtuar nga këto mospajtime mes partnerëve gjithashtu. Marrëveshja për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte sukses i madh i administratës amerikane, por ishte edhe shfaqje e kësaj ngathtësie të BE-së.

Borrell tha se BE dhe SHBA “si partner global, duhet të thellojnë dialogun dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Borrell theksoi se “një Europë e aftë dhe e fortë nuk është kundërshtar në aleancën trans-atlantike, por parakusht për të” e shtoi se “dhe se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të shteteve anëtare të BE’së forcon atë aleancë dhe kontribuon në ndarjen e shpenzimeve në dy anët e Atlantikut.