Ndeshja mes Istanbul Basaksehirit dhe Sivassporit në Super Ligën turke ka shkuar viral, pasi bora ka mbuluar stadiumin në qytetin më të madh të Turqisë.

Në fund, ndeshja përfundoi 1-1, por rezultati nuk është arsyeja pse takimi rrëmbeu kryetitujt.

Sivasspori bëri një gabim të rëndë pasi veshi fanella me ngjyrë të bardhë, të cilat shpejt u kthyen në kamuflim, pasi bora filloi ta fshihte barin e gjelbër të fushës.

Shikoni pamjet e mëposhtme.