Në autostradën Shkup-Tetovë vetëm gjatë ditës së djeshme policia ka sanksionuar 88 shoferë për vozitje të shpejtë. Kontrollet e intensifikuara po vazhdojnë sot edhe por kështu do të jetë edhe në ditët në vijim thonë nga MPB. Zëdhënësi policor Toni Angellovski tha se dhe është e qartë se kemi një zvogëlim të numrit të aksidenteve të trafikut në periudhën kur zbatohen këto kontrolle.

“Në nëntor 2020, krahasuar me nëntor 2019, kemi një rënie prej 21 përqind, dhe kur krahasojmë dhjetorin 2020 me Dhjetorin 2019 kemi një rënie prej 23 përqind të numrit të aksidenteve të trafikut. Si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra, viti 2020 ka numrin më të ulët të viktimave të trafikut në historinë e vendit”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.