Opozita shqiptare në vend përmes një komunikate ka kërkuar sërish nga pushteti që të mbështes Propozim-ligjin për Shtetësi. Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA në komunikatë thekson se ky propozim-ligj është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim nacionaliteti dhe theksojnë se janë të gatshëm të ndërhyjnë në propozim ligj përmes amendamenteve të propozuara nga pushteti.

– Advertisment –

“Në ditët kur koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA pret të thirret seanca për miratimin e propozim-ligjit për shtetësinë, në vend se të dëgjojmë sugjerime dhe propozime, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, deklaroi se “me tre dëshmitarë lidhet martesë, por nuk merret shtetësi”. Sado që ky cinizëm i tij është pa shije, por edhe i paqëndrueshëm, sepse kjo është një praktikë që deri vonë ka shërbyer si mjet juridik, megjithatë deklarata e tij më shumë flet me nëndijen e tij sesa me vetëdijen atij. Kjo e nxjerrë sheshazi frikën e tij se mos me këtë ligj po rritet numri i shqiptarëve. Prandaj atij, realisht, nuk i pengon numri i dëshmitarëve, por numri i shqiptarëve”, thuhet mes tjerash në komunikatën e opozitës shqiptare.