Arsenali e ka lënë pas vetes barazimin ndaj Crystal Palace xhiron e kaluar duke e mposhtur sonte Newcastle në “Emirates” me rezultat bindës 3:0, në kuadër të javës së 19-të në Premierligë.

Pjesa e parë nuk dhuroi asgjë, teksa në të dytën pamë tre gola nga “Topçinjtë”.

Ishte Aubameyang, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 50-të, pas asistimit nga Thomas Partey.

Nuk vonoi shumë dhe Saka e dyfishoi epërsinë në minutën e 60-të, pasi u asistua nga Smith Rowe, i cili depërtoi bukur nga ana e majtë.

Ai që e nisi edhe e mbylli llogarinë e golave. Aubameyang realizoi në minutën e 77-të golin e tretë për klubin dhe të dytin personal sonte.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e 10-të, duke u ngjitur në tabelë për një pozicion.

Në anën tjetër, Newcastle mbetet në vendin e 15-të me 19 pikë gjithsej.