Rreth orës 04.00, në rrugën “151” në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 55-vjeçarin Z.A. nga Gostivari, i cili gjysmë ore më herët në një kazino në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar e ka sulmuar me mjet të mprehtë personin S.A. (33) nga Debreshi i Gostivarit informon Tetovasot .
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor- Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatitet parashtresë adekuate.TS