Dje rreth orës 13:20, efektivët e policisë të SPB Tetovës e kanë privuar nga liria personin K.N. (65) nga Glogja e Tetovës, nën dyshimin se i njëjti kishte vendosë dy litarë metalik për gjah në një rrugë të pa asfaltuar pylli, në zonën e fshatit Jelloshnik, kështu që ka kryer veprën penale të “gjueti e paligjshme”, në përputhje me nenin 228 të Kodit Penal informon Tetovasot .
К.Н. i cili është ndaluar në vendin e lartëpërmenduar nga nga ana e rrojeve të gjuetisë, është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.