Dje (22.01.2021) rreth orës 08:00 nëpunësit e SPB-Tetovë kanë arrestuar 28 vjeçarin me inicialet D.S nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij të kryer me urdhër të gjykatës, kanë gjetur në pushkë gjuetie “Bereta” e kalibrit 12mm si dhe fara të kanabisit – informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

28 vjeçari D.S u ndalua në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet akuzë kundër tij.