Argjentinë- Një tërmet i fortë ka lëkundur Argjentinën këtë të martë. Mësohet se lëkundja ka qenë me një magnitudë 6.6 i shkallës Rihter dhe ka goditur provincën e San Juan në Argjentinë (perëndim-veriperëndim).
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 31 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të Pokito.
Sipas Shërbimit Gjeologjik, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 20 km. Sipas mediave vendase, deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.