Anija ruse “Fortuna” ka filluar punën në vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit “Nord Stream 2” në ujërat e Danimarkës, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së kundër projektit kontrovers të gazsjellësit.

Anija ruse “Fortuna” ka filluar punën në vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit “Nord Stream 2” në ujërat e Danimarkës, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së kundër projektit kontrovers të gazsjellësit.

Një zëdhënëse e projektit “Nord Stream 2 AG” ka konfirmuar lajmin përmes postës elektronike, transmeton Bloomberg.

“Autoritetet daneze lejuan punimet përgatitore dhe provat para se të fillojnë punimet e gypave”, tha ajo duke shtuar se punët po kryhen në përputhje me miratimet e marra.

Anija “Fortuna” ka qenë në jug të Bornholm që nga 22 janari. “Nord Stream 2 (“Rrjedha e Veriut 2”) nënkupton ndërtimin e dy degëve të tubacionit të gazit, kapaciteti total i të cilave do të arrijë në 55 miliardë metra kub gaz në vit, nga brigjet e Rusisë, përtej Detit Baltik, në Gjermani.

Më 19 janar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj anijes “Fortuna”, e cila po merr pjesë në ndërtimin e tubacionit të gazit “North Stream 2”, si dhe pronarin e anijes, kompaninë “KVT-RUS”.

SHBA thotë se lidhja e gazit i jep Moskës shumë ndikime mbi furnizimet e gazit të Evropës dhe kërcënon sigurinë e energjisë në rajon.

Ndërtimi i tubacionit të gazit 1,230 kilometra (764 milje) ishte ngrirë pas sanksioneve të SHBA në dhjetor 2019, kur të gjithë përveç 160 kilometra të linjës ishin vendosur. Dhjetorin e kaluar, ndërtimi rifilloi në zonën ekonomike ekskluzive të Gjermanisë, ku “Fortuna” ndërtoi 2.6 kilometra të tubacionit.

Mes rreziqeve të kufizimeve më të forta të SHBA, grupi Zurich Insurance AG përfundoi të gjitha mbulimet e saj të ndikuara nga sanksionet dhe firma ingjinierike Bilfinger SE thuhet se ka ndërprerë lidhjet me projektin, i cili zotërohet nga gjigandi rus i gazit Gazprom PJSC.

Ndërtimi i një prej linjave binjake të Nord Stream 2 është vendosur të përfundojë kryesisht në fund të qershorit, sipas planeve paraprake.