Kam kënaqësinë e veçantë t’i përcjell urimet më të sinqerta presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden me rastin e inaugurimit të sotëm në Uashington.

Presidentit Biden fillimisht i uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrë.

Jam besimplotë se SHBA-të nën udhëheqjen e z. Biden do të mbeten partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve dhe Ballkanit në përgjithësi gjatë procesit tonë tashmë të pakthyeshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe në thellimin e miqësisë tradicionale me Amerikën.

Bashkëpunimi jonë është i sinqertë dhe ne i ndajmë të njëjtat vlera. Të gjitha i arritëm bashkë, çdo sukses është i përbashkët.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane.

Zoti e bekoftë popullin Amerikan.

Me respekt
Bashkimi Demokratik për Integrim