Me rastin e shuarjes së shkrimtarit dhe intelektualit të shquar malazez, Jevrem Brkoviq, kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, ngushëllon familjen e tij:

“Shpreh ngushëllimet dhe respektin më të thellë për shuarjen e intelektualit në zë, Jevrem Bërkoviq. Është një humbje e pakompensueshme për Ju si familje, por edhe për ne të cilëve na ka dhënë krahë guximi e mprehtësia e tij në të gjykuar. Atëherë kur ne shqiptarët e kishim më vështirë.

Ndajë me ju dhembjen për njeriun që iu bën krenarë Juve por dhe ne me shëmbëlltyrën dhe veprën që na e la amanet të gjithëve,” – thuhet në ngushëllimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti drejtuar familjes së Brkoviq.