Përfaqsuesi i Lëvizjes Besa, Albi Qamili përmes një statusi në rrjetin social Facebook i është përgjigjur deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi Zejdi në lidhje me akuzat e këtij të fundit që pati ndaj ndërmarjes Hekurudhat Transport.

Qamili shkruan se Rexhepi nuk ka aspak kredibilitet të flet për moral politik pasi në opinion njihet si keqpërdoruesi i parave të jetimave, shoqatave joqeveritare, keqpërdoruesi i ndihmave humanitare për skamnorët.

Sipas tij, deputeti Zejd Rexhepi brenda dy viteve në qeveri ka arritur të bëj qindra mijëra euro kapital në favor të tij.

https://www.facebook.com/albi.qamili1/posts/3423990041060528

Global