Afërdita Dreshaj është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe këtë periudhë po e shijon në maksimum. Ditët e fundit e kemi parë të udhëtojë në ishujt Karaibe, ku shijoi disa ditë me diell e më pas drejt New York-ut. Aty në fakt nuk udhëtoi më kot, sepse ishte vendi i takimit me Fadil Berishën, i cili i ka realizuar një super set fotografik Afërditës që ta ketë si kujtim nga pritja e ëmbël.

Ndërkohë Afërdita nuk është e vetmja që po e shijon këtë moment, sepse edhe bashkëshorti i saj, Jakub i ka qëndruar pranë në çdo hap. Së fundmi modelja shqiptare ka ndarë në Instagram një moment shumë të ëmbël, që janë nga më të bukurat të shtatzënisë. Ajo ka publikuar një video të barkut të saj, teksa shihet se Jakub i ka vendosur muzikë me celular.

“Duke vendosur këngë për djalin e tij”, ka shkruar Afërdita.

Studiuesit kanë zbuluar se muzikën në fakt fëmijët e dëgjojnë që kur janë në barkun e nënës dhe se e shijojnë po njësoj si gjithë njerëzit. Kur nëna dëgjon muzikë gjatë shtatzënisë fëmija është në gjëndje të dëgjojë çdo ritëm dhe fillon të reagojë. Ai fillon dhe lëviz në sinkron me rrahjet dhe me dridhjet që dëgjon. Kjo bën që atij t’i përmirësohen reflekset si dhe lëvizjet e përgjithshme në bark. Foshnja do të përpiqet që të përqëndrohet tek tingujt dhe kështu bën stimulimin dhe përmirësimin e shëndetit mendor.