Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur marrëveshje me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

AAK dhe PSHDK do garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton Klan Kosova.

“Me PSHDK-në do të bashkëveprojmë si dy partnerë të barabartë duke respektuar njëra-tjetrën”, thuhet në kumtesë.

“Në listën e përbashkët zgjedhore, PSHDK do të garojë me një kandidat për deputet dhe i njëjti do të gëzojë mbështetjen e elektoratit të PSHDK-së dhe të AAK-së, për t’u zgjedhur deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës”