Nga 1906 testime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 356 raste të reja të personave të infektuar me Kovid në Maqedoninë e Veriut.
Janë regjistruar 587 pacientë të shëruar, por për fat të keq numri i viktimave ende është i lartë-15 brenda 24 orëve, raporton gazeta Lajm. Në mesin e tyre janë tre nga Tetova, prej të cilëve një pacient në moshë 36 vjeçare ka humbur betejën me Kovid.