Rejhan Sjunger, 14-vjeçari me prejardhje nga Kosova, ka marrë pjesë në garën artistike për fëmijë në Suedi, ku ka shkëlqyer në këndim.

I riu shqiptar ka mahnitur jurinë suedeze me zërin e tij gjatë performacës në skenë.

14-vjeçari i talentuar pritet të ketë një të ardhme të ndritur në fushën e këngës.

Teksa tregon për jetën e tij, Rejhan thekson se muzikën e ka pasion dhe pse nuk ka studiuar në një shkollë muzike.

Dëshira e tij më madhe është të arrijë në finale.

Rejhan, ndihet krenar për vendlindjen e babit të tij Kosovën dhe do t’i tregojë botës se Kosova është një shtet i ri dhe i vogël por ka shumë talente ndërkombëtare.

14-vjeçari i talentuar, pritet të ketë një të ardhme të ndritur në fushën e muzikës.