Nuk zemërohem me Cërvekonvskin për reagimin e tij, por përkundrazi, ai duhet të jetë aktiv, tha kryeministri Zoran Zaev, në emisionin “Stadion” të Kanal 77. Ai shton se të gjithë anëtarët kanë të drejtë të reagojnë, sepse kjo është e drejta e tyre demokratike. Zaevi shton se ata i ka shokë partiakë me të cilët ka punuar edhe në të kaluarën, e të cilët tani janë pjesë e udhëheqësisë së partisë së tij.

“Ne në prill do të kemi zgjedhje për kryetar partie. Këtu secili mund të dalë dhe të japë oferta të veta. Kjo është pjesë e demokratizimit të LSDM-së, në pajtueshmëri me Statutit të ri të partisë. Nëse dikush konsideron se Zaevi duhet të zëvendësohet, urdhëroni në zgjedhjet në prill”, deklaroi Zoran Zaev – kryetar i LSDM-së.