Kryeministri i vendit Zoran Zaev përmes një deklarate ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me veton bullgare. Sipas Zaev, me këtë hap shteti fqinjë Bullgaria ka shkelur Marrëveshjen të nënshkruar në vitin 2017.

“Të gjithë e kemi të qartë se deri në këtë moment Bashkimi Evropian nuk ka arritur pajtueshmëri për kornizën negociuese me vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është një lajm i hidhur për të gjithë kombin tonë. Në këtë ditë, ne dëgjojmë zhgënjimin e madh të të gjithëve në një frymë. Bullgaria vuri veton, shkeli Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë dhe kështu bllokoi rrugën e integrimit tonë evropian, për të cilin institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë, kanë theksuar vazhdimisht se ne i përmbushim kushtet për fillim të negociatave”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.