Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq dhe anëtari kroat, Zheljko Komshiq, vendosën të bojkotojnë takimin me shefin e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov.

Në ditën e dytë të vizitës së Lavrov në Bosnjë, ishte planifikuar një takim me Presidencën tre-anëtarëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Komshiq dhe Xhaferoviq thanë se e refuzuan takimin sepse sipas tyre një zyrtar rus nuk respektoi institucionet dhe kushtetutën e Bosnjës.