Është arrestuar një burrë në Vushtrri, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj resë së tij.

Policia tek i dyshuari ka gjetur edhe një pushkë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje.

Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje ’

Vushtrri, 14 dhjetor 2020

Në orët e mbrëmjes të datës 14 dhjetor 2020, policia në Vushtrri, ka pranuar informacion me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’

Nga informacioni i siguruar nga viktima femër dhe dëshmitarë të tjerë, dyshimet janë ngritur se i dyshuari (vjehrri) i saj në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës.

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar.

Si rezultat i hetimit të zgjeruar, bazuar në elemente të tjera rrethanore, hetuesit policorë te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.