Një grua e cila kishte pranuar se ia kishte prerë fytin një shtatë vjeçareje në Parkun e Mbretëreshës në Bolton të Britanisë së Madhe, është liruar nga akuzat për vrasje.

The Indenpendent shkruan se autorja e krimit është Eltiona Skana, e cila është me prejardhje nga Shqipëria. Gruaja në fjalë është e prekur me skizofreni paranojake, transmeton Klan Kosova.

Akuza për vrasje ndaj Skanës u tërhoq të premten pasi prokurori i rastit Michael Brady QC tha se nuk kishte asnjë perspektivë reale të dënimit. Kjo pasi i dëgjoi provat që i kishte dorëzuar një psikiatër mjeko-ligjor që trajtonte Skanën në spitalin e sigurisë së lartë në Rampton.

Gjykatësi të martën do ta jap vendimin për dënimin e Skanës, shkruan The Indenpendent.