VMRO – DPMNE edhe sot protestoi në Shkup. Para Qeverisë mbërritën me makina. Opozita bëri thirrje për unitet, siç thonë ata, për të ndaluar shitjen e interesave kombëtare maqedonase nga kryeministri Zoran Zaev në kontestin me Bullgarinë. VMRO-DPMNE edhe sot kërkoi dorëheqjen e Zaevit. Sipas opozitës, arsyeja kryesore pse vendi nuk filloi negociatat me BE është korrupsioni dhe krimi.