Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, njësoj sikurse Vetëvendosja, ka këmbëngulur se zgjedhjet qëndrore janë kura e të gjitha problemeve politike.

U.d. e presidentit Osmani ka thënë se zgjedhjet e reja do ta rregullonin edhe çështjen e presidentit. Ajo këto komente i ka bërë në një intervistë në RTK, shkruan Gazeta Express.

“Unë mendoj që Kosova përmes zgjedhjeve do ketë më shumë demokraci, më shumë legjitimitet. Ai duhet të sigurohet përmes zgjedhjeve, do t’i jepte vendit tonë një mundësi më të gjerë zgjidhje. Një qeveri shumë më e fuqishme në numra dhe nuk do ballafaqohej me sfida të votimit të ligjeve, si dhe një president që ka legjitimitet më popullor dhe ka karakter më unifikues”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ajo ka folur edhe për LDK’në, duke thënë se po devijojnë vullnetin e qytetarëve, si dhe e ka potencuar se e kanë përjashtuar nga partia.